Tifozi quan me shishe uji efektivin, tifozët nuk lejojnë policinë ta arrestojë

Skena të shëmtuara dhune kanë ndodhur ditën e sotme në sifdën midis Kastriotit dhe Elbasanit në Kategorinë e Parë.

Një tifoz 30-vjeçar është shoqëruar në komisariat pasi ka goditur me bidon plastik një efektiv policie.

Tifozët nga ana tjetër janë shprehur se janë dhunuar nga policia dhe nuk janë lejuar të futen në stadium.

“Më datë 27.03.2024, pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti-Elbasani, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka gjuajtur një bidon plastik në drejtim të një punonjësi Policie, që ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të stadiumit.

Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet e tij, por shtetasi A. B., ka reaguar me fjalë fyese, dhe pasi punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur në rezistencën e tifozëve të tjerë. Pas këtyre momenteve, kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të Policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat shtetasin A. B., për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Latest articles

Related articles