Socialistët dhe deputetët e rithemelimit nga radhët e opozitës pritet të çojnë përpara bashkëpunimin për ligjet që kërkojnë 3/5, mes të cilave më të rëndësishme janë edhe Amnistia Penale dhe Reforma Zgjedhore.
“Grupi Pazarit” pritet të formalizohet në mbledhjen e radhës të Komisionit të ligjeve.
Këtë synojnë ta arrijnë përmes të ashtuquajturit “Grupi Pazarit” i cili do të veprojë brenda Komisionit Parlamentar të ligjeve. Socialistët ngulmojnë se nuk kemi të bëjmë me një nën-komision parlamentar.
Palët i kanë gati emrat përbërës të këtij grupi.
Socialistët pritet të përfaqësohen në Grupin e Dialogut me Klotilda Bushkën, Damian Gjiknurin, dhe Toni Gogu ose Plarent Ndreca.
Ndërsa nga Rithemelimi me Oerd Bylykbashin, Erisa Xhixhon dhe Gaz Bardhi.