Duhet t’i japim një objekt metali dikujt me epilepsi? Ja çfarë thotë mjeku?

26 marsi është Dita Kombëtare e Ndërgjegjësimit për Epilepsinë, e njohur edhe si “Purple Day”. Kjo është një përpjekje bazë ndërkombëtare për të rritur ndërgjegjësimin rreth epilepsisë, një gjendje neurologjike që prek gati 50 milionë njerëz në mbarë botën.
Neurologu Altin Kuqo tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se një krizë e vetme nuk është epilepsi. Ai shpjegoi se epilepsi është përsëritja e më shumë se një krize e paprovokuar.r

“Zakonisht epilepsia është përsëritja e krizave. Më shumë se 1 krizë dhe të paprovokuara është epilepsi, kurse një krizë e vetme mund ti’ ndodhë kujtdo. Google sot ka çoroditur shumë pacientë. Duhen ndjekje periodike, duhen ndjekur këshillat e mjekut, ka pacientë që për një kohë të gjatë nuk bëjnë kriza, ka protokolle që mund të çojë deri në heqjen e mjekimeve”, tha neurologu.

Ai hodhi poshtë mitet e mjekësisë alternative, sipas të cilës një të sëmuri me epilepsi në momentin e krizës duhet ti japësh një objekt metali në dorë duke theksuar se kjo nuk e ndihmon aspak dhe nuk ka vlerë tek këta pacientë.

Latest articles

Related articles