Intriga në pallatin e Berishës

Këtë javë nis zbatimi i marrëveshjes mes socialisteve dhe deputetëve të Rithemelimit, që kontrollohen nga Sali Berisha në Parlament me mbledhjet e parë të dy komisioneve hetimore.
Por pjesa që konsiderohej konservatore ka dalë kundët paktit të fundit me PS-në madje ka pakënaqësi të shprehura edhe publikisht për posten e larta që morën disa prej të ardhurve të fundit si Gazment Bardhi, Agron Gjenmarkaj etj.

Akordi i Bardhit me PS-në nuk ka shuar zërat kritikë në kampin opozitar, si në radhët e besnikëve të Berishës ashtu edhe nga grupi të moderuarve.

Tritan Shehu është i pakënaqur me atë që mori opozita në tryezën e negociatave duke shprehur rezervat e tij për dakordësinë që fiku aksionin opozitar.
“Opozita mori të drejta sekondare, jo thelbësore siç janë krijimi i komisioneve hetimore që janë një e drejtë Kushtetuese e opozitës. Në komisione apo kudo ku jemi apo dhe seancë plenare, apo dhe në tribuna, ne duhet te vijojmë të protestojmë për burgosjen politike të liderit të opozitës”, tha Tritan Shehu, deputeti PD.

Por, Ferdinand Xhaferraj ndan një mendim ndryshe kur vjen fjala për Sali Berishën.

“Për sakrificë të domosdoshmërisë që opozita të kthehet në alternativë konkurruese lideri i saj duhet të bëjë një hap pas, është tjetër çështje domosdoshmëria e kthimit tonë në Kuvend, buruar nga fakti që në zgjedhjet e vitit 2025 ne duhet të përcjellim mesazh të qartë tek të gjithë ato kategori shoqërore që në të shkuarën na kanë votuar, të krijojmë të gjithë mundësinë e duhur të rikthehen të votojnë përsëri PD”, tha Ferdinant Xhaferraj – deputeti PD.

Të hënën Albana Vokshi ka thirrur mbledhjen e parë të komisionit që do të hetojë kontratat në shëndetësi, ku Rithemelimi ka falur që në fillim dy koncesione që i kushtojnë 28 milionë euro në vit nga taksat e shqiptarëve.
Të dyja këto koncesione si ai i shërbimit të dializës dhe i laboratorëve janë të lidhura me biznesmenin Klodian Allajbeu të spitalit Amerikan.

Latest articles

Related articles