Në ‘5 Pyetjet’, deputeti i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari debatoi me ish-deputetin Azgan Haklaj për çështjen e Belerit. Sipas Haklajt është bërë një aludim nëpër studio duke e krahasuar rastin e arrestimit të Belerit me rastin e arrestit të tij në vitin 2001 kur ishte deputet, por u lejua të betohej.
Braimllari: Beleri ka fituar në lumin e Vlorës ku është shumë e fortë PS.
Haklaj: Nëse ato para që i ka dhënë kanë ardhur nga Greqia. Nëpër shumë studio është krahasuar me Azgan Haklaj, që jam arrestuar nga kryeministri Ilir Meta. Gjykata Kushtetuese i ka dhënë përgjigje zotit Belerit. Nuk është rast ekuivalent Beleri me Azgan Haklajt. Më janë bërë akuza të fabrikuara. Arrestim duke shkelur ligjet. Nga forcat e policisë, të inkuadruar edhe nga njerëz që nuk kanë qenë pjesë e forcave policore. Jam torturuar si nazistët, më kanë hequr thonjtë, më kanë djegur me cigare.
Braimllari: I organizuat puç lokal kryeministrit.
Haklaj: Si? Kryeministri erdhi në Tropojë me qindra forca policie
Braimllari: Erdha për t’ju bashkuar, tha, si Riza Cerova Bajram Currin.
Haklaj: Edhe pasi kam dalë nga burgu kam qenë një muaj në burg. Nuk është i barabartë imuniteti i deputetit me një kryetar bashkie.