Policja rrugore Sara Progni në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, është shprehur se shkelje më të shumta rrugore bëjnë meshkujt.
Ajo theksoi se janë vajzat ato që përdorin më së shumti celularin ndërsa përdorin mjetin, ndërsa shtoi se ndëshkohen me gjobë për veprimet e tyre.
“Duke qenë se ka më shumë drejtues meshkuj, këta të fundit bëjnë më shumë gabime. Një nga shkeljet që hasim më shumë janë përdorimi i aparatit celular te vajzat. Deri diku pranojnë me masën ndëshkuese”-tha ajo.