Tesfalidet Tesfom është 20 vjeç dhe peshon 30 kg kur mbërrin në tokën e Europës. Do të vdiste ditën e dytë pas kalimit të detit Mesdhe, në Itali. Ishte nisur nga Eritrea, me dy poezi në xhep, pas asgjë tjetër.
“Jeta me problemet e përkohshme, më mundojnë shumë. Të lutem vlla, përpiqu të më kuptosh, ta kërkoj ty se je vllai im… Tani nuk kam asgjë, asgjë nuk gjeta në këtë jetë, por të gjithë do marrin çka i takon”.
“Kohë, je mësuese, ti të ndash të mirën nga e keqja. Pa u lodhur më bën të fortë, më mëson guximin, sa ngjitje e dishesa kemi bërë. Asgjë nuk është e pamundur, si të kesh pak ose aspak / gjithçka zgjidhet / me besim në Zot / Fitore për të shtypurit”.