Historiania Elena Kocaqi deklaron se do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Duke folur për situatën politike në vend në emisionin “Bilardo” në MCN TV, ajo tha se dikush që është me 8 klasë shkolle nuk mund të jetë ministër Drejtësie, pasi duhet të njohë ligjin.
Kam 17 vjet pedagoge e qeverisjes, një eksperiencë e tillë jetësore, që unë e kamopër shtetin, qeverinë dhe ligjin dhe nuk kam dashur kurrë të futem në politikë.
Po patjetër do futem në politikë.
Nuk dua kurrë që një shqiptar të marrë një kosto nga gabimi im, për këtë arsye kam pritur të rritem, të piqem, të krijojë një eksperiencë të caktuar të marrë arsimin e caktuar, dhe shkencat politike universitet i kam bërë pikërisht për këtë.
Dhe kam thënë kur të futem në politikë të jap kontributin siç dua unë, kështu që unë kam vendosur të futem në zgjedhjet e 2025.
Sistemi i drejtësisë do i nxjerrë jashtë loje shumë shpejt. Shikon që janë ende të njëjtët persona Rama, Meta, Berisha.
Mendoj që dikush që duhet të merret me politikë, duhet ti ketë kaluar 35 vjeç dhe për përgjegjësi më të lartë 40 vjeç.
Pjesa më e madhe e klasës politike do largohet. Ndoshta do jem dhe në një organizim të ri politik, por ende nuk e kam definuar, kur ta definoj do e bëj publike.
Duhet të angazhohem me patjetër. Unë nuk diskutoj se këta nuk kanë kontribute, por kanë edhe dështime shumë të mëdha.
Largimi i popullsisë, i rinisë, sot rinia që ka lindur pas ‘90-ës ikën. Ne e kemi vendin të bekuar nga Zoti. Ne nuk kemi pasur qeverisje.
Ne nuk rekrutojmë njerëz me meritë, këta rekrutojnë vetëm klane.
Nëse unë nuk e kuptoj fushën e financave, duhet të marrë një super financier që të më ndihmojë.
Kjo nuk ndodh këtu, nuk ka meritë. Nuk ka e majtë e djathtë, ti duhet të shohësh interesat e Shqipërisë.
Ti si politikan duhet të shohësh interesat e shqiptarëve. Nuk vij unë në politikë për të mbrojtur interesin e bosave.
Politika duhet të mbrojë interesin e çdo shqiptari, qoftë i pasur apo i varfër.
Për të pasuruar dy bosa, nuk mund të falimentojmë gjithë ekonominë e fshatit.
Të super pasurosh dy vetë dhe të varfërish të tjerët, kjo nuk mund të ndodh.
Ne nuk kemi kushte të bëjmë eksperimente, ne duhet të marrim më të mirën.
Nuk mund të jetë çdokush kryeministër president.