Makina përplas për vdekje djaloshin në Durrës

spot_img
Advertisements


Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një asksidenti në Durrës. Ngjarja është regjistruar në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor, ku automjeti me drejtues Ledi Buna 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, 20 vjeçarin Dorjan Ndoj, i cili ka humbur jetën në spital.

Policia bën me dije se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet L. B., 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin me inicialet D. N., 20-vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

“Në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina, automjeti me drejtues shtetasin L. B., 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin D. N., 20 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L. B, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, sqaron policia

Latest articles

Related articles