Problemet me Parqet fotovoltaike nxjerrin zbuluar qeverinë Rama! Ja rastet

spot_img
Advertisements

Emisioni investigativ, “Vetting” ka zbardhur disa fakte të panjohura për publikun për licencat e firmosura nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, të cilat sipas raporti të KLSH, por edhe ekspertëve janë dhënë me shkelje procedurale, por edhe në konflikt të dyshuar interesi.

News 24 raporton se Ministrja Belinda Balluku pasi në skenë dalin familjarë të Xhaferr Xhoxhaj, këshilltari i Spartak Kovacit, prej vitesh Drejtor i Përgjithshëm i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës, i cili është aktualisht nën hetim nga SPAK për abuzimet me fondet publike.

Por kjo nuk është e vetmja kontratë që znj. Balluku me veprime apo mosveprime shkel ligjin.
Qeveria Rama duket po pengon edhe nismat e biznesmenëve, siç është rasti i biznesmenit Edmond Sterkaj i cili do të ndërtojë një park fotovoltaik në Malësi të Madhe. Projekti parashikon të furnizojë me energji Malësinë e Madhe si dhe të punësohen mbi 100 persona. Aty do investohen rreth 10 milionë euro.

Sterkaj thotë për redaksinë tonë se qeveria po i mban peng projektin, ndonëse i është miratuar leja nga KKT që me datë 28 korrik 2016 dhe i ka paguar të gjitha taksat. Sterkaj nuk ka rënë dakord me kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe pasi i ka kërkuar më shumë përqindje te taksa. Për ndërtimin e parkut nevojitet një vit, ndërsa në këtë projekt janë përfshirë edhe investitorë të huaj.

Ja faktet:

Ne vitin 2012 nga Investitor te huaj u krijua Shoqeria Malesia Solar 1, 2, 3 nga investitor te huaj Bullgar me administrator Dimitar Botev dhe Edmond sterkaj per te ushtruar aktivitetin e tyre ne fushen e prodhimit energjitikes prodhim import eksport te energjise elektrike qe njeh teknologjia. Ne afersia te burgut Recit investoret e huaj ne vitin 2012 neshkruan marreveshje me Komunen e Shkrelit ku moren me qera per 30vite 150 mij metra kateror toke per te ndertuar nje “ Central Elektrik Fotovaltik “ me fuqi 7.5deri ne 8.6MEGAVAT. Investimi parashikohet te jete aferisht 10 Million Euro. Ky investim i huaj eshte nje ndihme per zonen e Malesise Madhe pasi do te hape afersisht 120 vende te reja pune. Me vendim Numer 21 Date 14.01.2015 Ministria e Infrastruktures dhe Energjise ish Ministria e Energjise dha leje “ Per miratimin e autorizimit te Ndertimit te centralit fotovoltik “ Pastaj Keshilli Kombetare i Territorit me date 28.07.2016 me vendimet nr 3,4,5 jane miratuar lejet e ndertimit per objektin “ Centralit Elektrik Fotovaltik “ per Kompanine Malesia Solar 1,2,3. Ne vitin 2016 investitoret e huaj sponsorizuan vendosjen e paneleve diellore ne tarrace te ministrise Infrastruktures dhe energjise me vlere … Ne vitin 2016 Kompania Solar vendosi te paguaj taksen Bashkise Malesise Madhe dhe te merrte zbardhjen e lejes ndertimit nga Bashkis per fillimin e punimeve por ishte Bashkia e Malesise Madhe ajo qe ne Shkelje te ligjit nr 9632 date 30.10.2006 “ Per sistemin e takses vendore “ i kerkoj kompanise Malesia Solar 1,2,3 te paguaj taksen e ndertimin jo aqsa kerkohet me ligj 0.1%te vleres se investimi por 3 % . Qe ketu filluan zvarritjete dhe vonesat e pafundeme te ketij investimi te huaj nga Pushteti lokal dhe Qendror. Duke mos gjetur zgjidhje as nga pushteti Qendror dhe as nga pushteti lokal Solar Malesi 1,2,3 vendosi ti drejtohet Gjykates per te zgjidhur kete ngerc si per pagesen e takses se mdertimit 0.1%sikurse e kerkon ligji ashtu si dhe per shtyrjen e afatit te perfundimit te ndertimit pasi vonesat jane shkaktuar nga Bashkia e Malesise Madhe . Me daten 13 jan 2018 kemi pagur taksen e infrasktures 0.1% siç e kishte ligji e jo 3% qe kerkonte Bashkia.Pavaresisht vendimeve Nr 122 date 21.02.2020 te Gjykates Administrative te Shkalles pare si dhe vendimit te formes prere te marre me dt 07.10.2021 akoma shoqeria Solar 1,2,3 vazhdon te zvarritet pasi Keshilli i Rregullimit Territorit qe drejtohet nga Kryeministri Rama nuk ka firmos akoma lejen qe Shoqeria Solar 1,2,3 te vazhdoje punimet. Kryeministri i cili eshte proganduesi i reformes ne drejtesi shperfill dhe injoron duke neglizhuar dhe zvarritjen zbatimin e nje vendimit te formes prere tashme prej disa muajesh. Papergjesia e kryeministrit rrezikon largimin e investitoreve te huaj .

Latest articles

Related articles