Ndërtimi, më shumë k0kainë se çimento në themele

nga Basir Çollaku

Qetësia nervoze e Edi Ramës dhe vizita e Ndihmës Sekretarit në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve të SHBA Tod Robinson, nuk janë takime lëvdatash. Pastrimi parave, miliarda euro të punës së zezë, trafiqeve, korrupsionit, krimit të organizuar, janë një alarm shqiptar për partnerët amerikanë. Pak ditë më herët një raport në Kongresin amerikan ndër të tjera sillete të dhëna shqetësuese për fuqizimin e Mafias shqiptare në Amerikën Latine. Theksohej kryesisht dominimi organizatave shqiptare në vendet prodhuese të kokainës, përfshirja në ngjarjet e rënda në Ekuador. Miliarda të kthyera e investuara në vendin e origjinës. Vrasje të shtuara të pengjeve për dërgesat e kapura. Alarmi në rritje për lidhjet me kartelin meksikan Sinaloa, kontrollues i 25 përqind të drogës së dërguar në USA, një qarkullim afro 4 miliard dollarë në vit. Akuzat për shqiptarët në ortakëri me këtë organizatë, lidhjet e tyre me pushtetin në Shqipëri, takime investitorësh të dyshimtë me Edi Ramën, janë detaje për Kodi të Kuq. DEA në Tiranë ka hapur një vit më parë një zyrë ku kërkon bashkëpunim e kallëzime nga qytetarët, për afera trafiqesh, duke dëshmuar dyshime të besueshmërisë së institucioneve. E megjithatë vitin e shkuar u këmbyen 12 miliard euro, në ndërtime u hodhën 3,78 miliard euro, 90 përwind jashtë bankave, shumë tej këllqeve të ekonomisë formale të Shqipërisë. Çunat e Kokainës në Dubai, Amerikë Latine, Evropë, Britani, i ke aksionerë në pafundësi investimesh. Ngjan se ka më shumë kokainë se çimento, në këto themele luksi në Tiranë dhe bregdet. Përtej bezdisë së partnerëve hallin e kemi ne, Shqptarët. Kreu karteleve është lejuesi punëve pastruese të Mafias. Asgjë pa firmën e Edi Ramës nuk ndodh. Ai urdhëron, kontrollon dhe përfiton. Amerikanët e dinë, evropianët po. Mbyllin një vesh e një sy, siç bënë me Bilalin, me Çarlin, pasi shesin ujgurë, afganë, muxhahedinë, armë kimike. Japin sikletet e tyre dhe tolerojnë autokracinë e Ramës. Nëse qytetarët rrinë si dele e presin Ramën tua heqë qafe Zoti, duhet të kujtojnë hoxhën që edhe Zotit iu desh një dorë. Partnerët duan stabilokraci ne endërrojmë demokraci. Dhe demokracinë kur sheh se janë duke e vrarë ditën për diell nuk mund ta mbrosh me fjalë. As me mjete demokratike. Shenjtësia e mbrojtjes së demokracisë justifikon përdorjen si mbrojtëse të mjeteve jo demokratike, kur të tjerat janë asgjësuar. Kokaina ne themele kullash, pallatesh, resortesh, hundësh politikanëve, pushtetarëve, festave rinore, nuk është ofertë…
Duhani nuk ndizet pa shkrepëse…

Latest articles

Related articles