Të ftuarit në emisionin “5 pyetjet” nga Ilir Babaramo në Report Tv kanë pasur rezerva për investimin e Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, në ishullin e Sazanit. Më shumë rezerva kanë pasur për faktin se lajmi u mor vesh së pari nga medie e huaja, gjë e cila sipas tyre hedh dyshime.
Lavdrim Lita: Aty në Zvërnec nuk mund të ndërtohej se ishte zonë e mbrojtur, ndaj u vendos të ndryshohej ligji për Zonat e Mbrojtura. Ku janë këto shoqatat Labëria, pse nuk flasin për Sazanin? Ku janë këta deputetët e Vlorës? Ku janë këto shoqata mjedisore që kanë 30 vite që financohen nga BE e Usaid.
Flogert Muça: Mos e përbaltni menjëherë këtë lajm. Promovimi është i garantuara, po flasim për një super kompani.
Lavdrim Lita: Ne marrim vesh nga mediat amerikane se ishulli i Sazanit bëhet ishulli i Trump. E morëm vesh nga të huajt. Ne e kemi kuptuar investimit në anglisht dhe në italisht që Shëngjini ishte dhënë për kampe pëqëndrimi refugjatësh. Ne se dimë more zotëri!
Adriatik Lapaj: Na duhet një republikë transparente. Pavarësisht nëse ai që vjen është andej lart poshtë.


