Raporti për Shëndetit Mendor 2024 realizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Sondazheve IPSOS, doli në përfundime shokuese, është shtuar numri i të prekurve nga sëmundjet psikike. Në Gjermani, gati 1/3 e popullsisë vuan çrregullime të shëndetit mendor.
Po në Shqipëri si paraqitet situate. ”Nëse 5 vjet më parë ne kryenim 10-15 vizita në ditë, aktualisht po arrijmë edhe 30 vizita në një ditë, sigurisht përfshihen këtu edhe rikontrollet, se do të ishte një shifër e frikshme, ama intensiteti I punës sonë është rritur shumë”, u shpreh psikiatrja Arjana Rreli.
“Problemet sociale dhe ekonomikë të cilat tek ne lënë për të dëshiruar dhe janë të mprehta, ndaj si një faktor i rëndësishëm plus, unë mendoj që shifrat në Shqipëri janë edhe më të larta. Mosha aktive vuan më së shumti nga problemet e lidhur me ankthin dhe humorin, këto janë dominueset, por janë rritur shume rastet e problematikave me mendimin dhe këtu po vjen duke u rënduar situata. Këtu futen çrregullimet psikotike apo deluzionale, çrregullimet e skizofrenisë, pa lënë mënjanë çrregullimet e induktuara nga substancat narkotike”.