Paktet mes Berishës dhe Ramës bëhem kësisoj, sepse të dy e kanë të sigurt se ata që i ndjekin do t’i votojnë çfarëdo që të bëjnë. Të gjithë atyre që votojnë Ramën dhe Berishën, në fund ua ka fajin Luli (Basha).
E kuptoni që është thjesht një justifikim si vjedhja e votës?
E kuptoni që çfarëdo që të bëjnë njerëzit jashtë formulës 33 vjeçare, do të jetë thjesht justifikim, edhe nuk do ta votojnë, sepse shqiptarët në të vërtetë nuk duan ndryshim. Duan vetëm të kenë qeverine. O njerën palë, o tjetra. Sepse atje lart ka vetëm një palë. Një! Partia e punës. Poshtë caperlohen ëe kapin ndonjë tender si shukat e bukës te jetimorja e “Lulkuqe mbi mure”. Ky është realiteti. Sa më shpejt ta kuptosh, e gjen vendin që të takon, edhe ku duhet të rrish, edhe ku duhet të shkosh, edhe çfarë duhet të bësh.
Pa çekun e bardhë të Gramoz Pashkos, as qeverinë nuk do ta kishin ndërruar në 1992. Edhe kot ta mendosh jo po fshat, jo po qytet. Edhe kjo është një justifikim.