Dashamir Shehi tha në emisionin “Bilardo” se Rama dhe Berisha kanë paracaktuar demokracinë e shëmtuar që ka sot Shqipëria përmes marrëveshjes së vitit 2008. Ai thekson se duhet ndryshuar Ligji Zgjedhor, dhe aty do të nisë revolucioni demokratik, duke rritur garën dhe pjesëmarrjen e të rinjve.
Ndryshimi s’vjen me këtë panelin që ke vënë mbrapa. Unë do thoja që po ta hapet fusha, po të ndryshojë ligjin zgjedhor, të bëhet një ligj më demokratik, që i lejon shqiptarët për të votuar, ky ligj që kemi është reaksionar, ky është me emërim. Këtu është vertikalizuar pushteti nga dy persona, që nuk i lënë të tjerët për të hyrë të tjerët në fushë. Ky ligj është ndërtuar që mos hyjë njeri në fushë. Këto dy burrat (Rama-Berisha) këtu e kanë paracaktuar këtë demokraci të shëmtuar që kemi sot që në 2008. Duhet ndryshuar ligji dhe aty fillon revolucioni demokratik. Të paktën të hapet lista, dhe nga 12 zona të bëhen 4-5, të votohet edhe me elektronikë, ta heqim këtë ushtrinë e madhe, që shpesh janë njerëz që fusin dorën edhe te zgjedhjet, edhe te shteti. Lista e hapur, mënyra elektronike e votimit, po u rrit proporcionali, fut në lojë të rinjtë, rrit kualitetin, rrit garën e përfaqësimit, dhe këtyre u ikën pushteti nga duart, prandaj s’e duan. Kjo është një formulë ndërtuar në mënyrë shkencore që te tavolina jonë të mos ulet njeri tjetër”.