Një person është qëlluar me armë zjarri pak çaste më parë në zonën e Vinotekës në Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake, autorë të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj shtetasit Gent Larushku.
Ky i fundit ka arritur t’iu shpëtojë plumbave duke u larguar. Ai ka thënë se në momentin që është qëlluar, ndodhej brenda makinës, pranë shtëpisë së tij.
Forca të policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.