Ekzekutohet në oborrin e shtëpisë së tij ish-polici i Burgjeve

spot_img
Advertisements

Është vrarë në oborrin e shtëpisë së tij ish-polici i Burgjeve, Gentian Bejtja. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në Larushk të Krujës.

Bejtja i kishte shpëtuar më herët tre atentateve, ndërsa vetëm një vit më parë ai ra pre e një atentati ku humbi jetën vëllai i gruas Ramazan Sino, si dhe u plagosën dy fëmijët e tij, 13 dhe 8 vjeç.

Bejtja ishte njëri nga njerëzit që piu kafe me Enver Stafukën, pak minuta para se ky të rrëmbehej dhe të zhdukej në mes të Fushë-Krujës, natën 8 shkurtit 2015.

I njohur si ish-mik i Durim Bamit, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 42-vjeçari Gentjan Bejtja ka qenë i dyshuar për një seri ngjarjesh në zonën e Fushë-Krujës, por jo vetëm.

Latest articles

Related articles