Lita: Negociatat me PS, ‘lugë bosh’ për Rithemelimin

Konferenca e kryetarëve në të cilën PS dhe grupi Bardhi do të punonin për finalizuar dakordësinë e arritur një ditë më parë, u shty, pasi Rithemelimi po punon për të saktësuar objektet e 2 komisioneve hetimore, të cilat më herët janë rrëzuar nga mazhoranca.

Deputeti i PS Petro Koçi i ftuar në “Studio Live” në Report Tv i pyetur për deklaratat e Ramës se nuk negocion me non grata tha se “Gaz Bardhi është në parlament.”

Analisti Lavrdim Lita sa i përket negociatave, u shpreh se PD i ka ofruar Rithemelimit një lugë bosh.

“PS i ka ofruar një lugë opozitës, është lugë bosh. Ulja e pazarit në dy komisione është qesharake. E ka pranuar se duhet një skemë për të dalë nga izolimi ku janë vetë-futur. Kemi të bëjmë me një rikthim në stabilitet, në normalitet, që është e mirëpritur. E ka mirëpritur edhe faktori ndërkombëtar rikthimin në normalitet. Por opozita nuk ka përfituar asgjë. Maxhoranca nuk ka ndryshuar asgjë. Komisionet hetimore do të ngrihen me ligjin që ka vet-miratuar PS dhe me rregulloren e ndryshuar dhunshëm nga PS”

Latest articles

Related articles