Gazetari Mariglen Kume bën me dije në një raportim për MCN Live se mazhoranca dhe opozita janë drejt dakordësisë për ngritjen e të paktën një apo dy komisioneve hetimore. Ende nuk dihet se cili do të jetë objekti i hetimit të këtyre komisioneve, por mësohet se ato do të funksionojnë sipas ligjit të vjetër mbi komisionet hetimore. Kume vë në dukje se PD e Rithemelimit mund të konsiderojë si arritje faktin që tanimë kryeministri Rama i ka njohur si opozitë kryesore në vend.
Pas 5 muajsh anormalitet në seancë duket se do kemi një rikthim në realitetin normal, kjo pas insistimit të vazhdueshëm të partnerëve ndërkombëtarë që kanë zhvilluar takime për rikthimin e normalitetit në Parlament. Në 1 mars kryetarja Nikolla ka thirrur në një takim Gazment Bardhin, Bledi Çuçin, Mesila Dodën dhe Dashamir Shehin. Doda dhe Shehi ka qenë që të rikthehet normaliteti në Kuvend. Bardhi ka përsëritur kërkesat e vazhdueshme për ngritjen e komisioneve hetimore dhe ndryshimin e përbërjes së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Negociatat kanë vazhduar mes Bardhit dhe Çuçit dhe nga burimet mësojmë se një dakordësi është arritur, apo po shkohet drejt dakordësisë për pranimin e një apo dy komisioneve hetimore. Nuk dihet ende se cili do jetë objekti i punës për këto komisione që janë pranuar që të ngrihen. Mësohet se komisionet hetimore do të ngrihen në bazë të ligjit të mëparshëm mbi komisionet hetimore. Nuk ka pasur dakordësi për ndryshimin e përbërjes së komisionit. Flamuri që mund të ngrihet si arritje nga opozita është që mazhoranca tashmë i pranon si opozitë kryesore, pasi më herët Rama ka mbajtur qëndrim që nuk i njeh. Nëse do të plotësohen disa nga kërkesat atëherë edhe opozita do të ulet dhe do të shqyrtojë nëse mund të votojë aministinë penale. Sipas informacioneve pati pasur një dakordësi mes PS dhe PD-së së Bashës që kur iu hoq imuniteti Berishës, kur deputetët e tij nuk shkuan në Parlament për të votuar heqjen e imunitetit. Kjo theu marrëveshjen e fundit që kanë pasur. Më pas vijimi i komisioneve të reformës zgjedhore ka vijuar online. Edhe për shkak të numrave dhe faktit që nuk sjellin dot normalitetin në seanca, mazhoranca është detyruar të negociojë edhe me grupin tjetër. Një çështje tjetër ku palët kanë pasur mosdakordësi është amnistia penale”.