Edi Rama ka urdhëruar antarësimin e “demokratëve” në PS si pjesë e logjikës së partisë së madhe. Partia e vetme që ka brenda edhe të majtë edhe të djathtë, edhe shoqata LGBTI edhe klerikë fetarë, të kundërtat brenda një kontenitori. Partia kazan.
PS është bërë një parti pa ideologji, pa vlera, siç është vetë Edi Rama, që nuk beson në asnjë gjë. Ai është nihilist, ku çdo vlerë ska asnjë vlerë. Për këtë arsye është i rrezikshëm dhe kërkon të vendosë MonoPartinë dhe ca bashkime profesionale. Është plan i viteve 90.
Si luftohet kjo?
Luftohet me seriozitet dhe punë, sakrificë dhe lodhje. Vlera që e djathta i ka humbur tash sa kohë. Çlirimi nga ish sekretarët e partisë së punës që janë mbledhur poshtë ballkonin është një gjë e mirë. Ndërtimi i një komuniteti politik është më i vështirë, por jo i pamundur.
Projektimi i së ardhmes në mendjet e njerëzve është detyrë parësore nëse kërkon rritja e përfaqësimit në shoqëri. Ndryshimi i gjuhës politike është një armë e re që mund të përdoret me kujdes dhe me efiçencë. Ndjekja këmbë pas këmbe e çështjeve publike është domosdoshmëri.
Shembull?
Sot u përlas një autobus i urbanit të Tiranës me pemën duke rrezikuar jetën e dhjetëra njerëzve. Policia ska bërë asnjë deklaratë. Kompania thotë se i ra të fikët. Asnjë nuk flet për turnet masakruese të shoferëve dhe fatorinove. Janë raste së përsëritura të aksidenteve. Pasiguria në transportin publik është pasiguri publike. Politikanët e opozitës e kishin pushim sot. Helbete e dielë.