Ai që minonte demokracinë, po minon dhe opozitën!

Nga Marsid Gupi

Winston Çurçill, një nga liderët të cilët çmoj më shumë në historinë e Real Politikës, ka thënë një aforizëm i cili është epitafi i politikës! Çurçilli është shprehur se: “Vesi që i përket kapitalizmit është ndarja e pabarabartë e të mirave, kurse virtyti që i përket komunizmit është ndarja e barabartë e vuajtjes dhe mjerimit”. Sali Berisha është politikani që dy sistemeve në të cilët ka operuar, i përvetësoi pikërisht këtë veprim pragmatik dhe mundi ta shëndrrojë në aksion politik. Qytetarëve shaiptarë i ndante në mënyrë të barabartë mjerimin e mbijetesën, ndërsa ai bashkë me klanin e tij, okuponte në mënyrë të pabarabartë përfitimet. Për hir të këtij pushteti dikur i dha në kurriz atentatin e sistemit zgjedhor bashkë me Ramën, dhe më pas 7 përqindshin e Ilir Metës, një minim demokracie ndaj gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.
Sot jemi në momentin ku pavarësisht se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar e Shpall Non Grata familjarisht, dhe po ashtu pavarësisht se z. Lulzim Basha si Kryetar i Partisë Demokratike e përjashtoi nga grupi parlamentar, ai sot gjen dy mina për të minuar opozitën. Dy minat e tij janë njëfarë Gazmend Bardhi dikur i akuzuar prej tij për vrasje dhe si shërbestar e çirak logjik i Alibashës dhe Agron Gjekmarkaj, baboja i anektodave provinciale, i cili mbahet mënd për komplimentat e tij mbi qerpikët e syve të patrembur të Lulzim Bashës. Ashtu sic jo të gjithë lumennjtë derdhen në det , po ashtu jo të gjitha minat japin efekt tek votuesit shqiptarë Doktor! Të vetmit njerëz të gëzuar për këtë bashkim përveç klanit berishist, janë Edi Rama dhe Ilir Meta. Edi Rama e shikon Saliun si minën e tij , për të hedhur në erë opozitën shqiptare, ndërsa Ilir Meta si si një territor, ku mbas shpërthimit të minës Berisha, mund të induktojë Liderin e tij të ri, që mbase është ndonjë kushëri e bashkëpuntor i vjetër. Filozofia na ka mësuar se i vetmi raport i afërt me të vërtetën janë pyetjet. Atëhere kundët kujt bëhet i gjithë ky aksion politik? Çfarë i bën bashkë të gjithë këta njerëz pikërisht në këtë moment?
Ky aksion politik bëhet pikërisht kundër elitës të re politike, e cila ka mbështetjen e aleatëve perëndimorë, me kryetar Zotin Lulzim Basha. Askush prej tyre nuk pranon të zëvëndësohet sepse e shikon politikën si profesion ku vjelin para dhe privilegje. E kanë konstrukt mendor idenë se nëse humbin pozicionin, as faturinoja i autobusit nuk do e lejojë shoferin të ndalojë në stacion vetëm se do jenë dhe ata aty. Kaq dëme i kanë bërë Shqipërisë… Në fakt nuk kanë faj sepse Z. Bardhi dhe Z. Gjekmarkaj nuk do kenë më mundësi ku të zihen me gra për ti ndaluar mikrofonin, as ku të lavdërojnë qerpikët e syve të patrembur.. Më e rëndësishmja për tu kuptuar është se këta i bën bashkë frika nga ndëshkimi! I kanë sjellë aq dëme Shqipërisë sa kanë bindjen se rënia e secilit prej tyre është efekt domino për të vajtur po tek secili prej tyre. Ky është interesi absurd që e bën Ramën të gëzohet kur Berisha minon opozitën nëpërmjet Bardhit e Gjekmarkajt, dhe Ilir Meta fërkon barkun me balon duke menduar se lideri i shkatërrimit që do ngelet mund të jetë Ervin Salianji….

Latest articles

Related articles