Berisha pazar me Ramën. Lita zbulon negociatat sekrete me PS

spot_img
Advertisements

Gazetari Lavdrim Lita, në një intervistë për Euronews Albania, foli në lidhje me situatën në opozitë.
Ai theksoi se ka një ka një negociatë ku janë të përfshirë dy ose më shumë persona që kërkojnë të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e situatës në parlament.

Sipas tij, nuk ka as mosbindje civile që kërkon Sali Berisha e as qeveri teknike që kërkon Flamur Noka.

“Ka një negociatë ku janë të përfshirë dy ose më shumë persona që kërkojnë të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e situatës në parlament, me ndryshimin e disa komisioneve hetimore që i ka kërkuar grupimi i Gaz Bardhit. Nuk ka as mosbindje civile që kërkon Berisha nga kati i 8, as qeveri teknike që kërkon Flamur Noka. Kanë thjesht kërkesën për arritjen e një pazari në Kuvend dhe sigurisht kjo ka krijuar dhe një situatë qesharake, që vet lidershipi i partisë apo subjektit të Berishës nuk janë në dijeni të negociatave sekrete që bën Gaz Bardhi apo të tjerë në emër të Sali Berishës. Ka një skizofreni, tjetër thonë, e tjetër bëjnë”-tha ai

Latest articles

Related articles