Oborri Mbretëror dënon nxjerrjen e video nga Policia sekrete e Met Rrumbullakut

spot_img
Advertisements

Pas videove të publikuara ditën e sotme ku Princi Leka, ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij shfaqen duke u konfliktuar ka reaguar edhe Oborri Mbretëror.

Me anë të një deklarate zyrtare thuhet ndër të tjera se videot janë dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij.

Oborri Mbretëror shprehet se këto pamje pavarësisht se janë konsideruar si një sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përcjellë imazhe të pakëndshme dhe me përmbajtje dhune.

Deklaratë e Oborrit Mbretëror:

Përshëndetje, siç edhe jeni informuar, Princ Leka pasditen e 5 marsit ështe sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish- bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij dhe videot e këtij momenti janë bërë publike ne rrjetet sociale.
Videot jane dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Leka Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë kosideruar si nje sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe ne media duke përcjelle imazhe të pakëndëshme dhe me përmbajtje dhune.
Oborri Mbretëror shpreh thellësishtë zhgënjimin nga ky institucion ligjzbatues, për të cilin dyshojmë se ka cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shperndarë videot te të tretë.
Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediet.

Latest articles

Related articles