Policia njofton suksesin në Gjirokastër: vumë 1500 gjoba

spot_img
Advertisements

Policia Rrugore e Gjirokastrës njofton se gjatë muajit shkurt, në kuadër të kontrolleve për rritjen e sigurisë rrugore, janë arrestuar gjashtë drejutes mjetesh, si dhe janë vendosur 1579 gjoba.

“Policia Rrugore e Gjirokastrës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjatë muajit shkurt 2024, janë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, janë proceduar në gjendje të lirë 3 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit, si dhe janë pezulluar 13 leje drejtimi”, bën të ditur Policia Rrugore e Gjirokastrës.

Latest articles

Related articles