Çmimet e apartamenteve në Tiranë vetëm po shtrenjtohen. Nga vëzhgimi i “Monitor” në terren, çmimet në periferi janë mbi 1,000 euro për metër katror dhe afër qendrës, mbi 2,000 euro metër katror. Te banesat e zonave periferike çmimet janë rritur me 11-31%.
Afër qendrës, rritja shkon rreth 9% dhe brenda Unazës së Vogël të Tiranës, apartamentet shiten me çmime nga 2,100 deri në 2,300 euro për metër katror. Në vlera, luhatja e tyre varion nga 150 deri në 300 euro për metër katror krahasuar me vjet.
Një burim i redaksisë brenda Bankës së Shqipërisë tha se janë dyshime të arsyeshme që agjencitë e “real estate” po bëjnë pastrim parash me blerjen e pallateve në themel, duke mos lënë qytetarët blerës së afrohen dhe të fiksojnë çmimet. Skema e pastrimit të parave të mafies nuk është e re, ka ndodhur edhe më parë në Spanjë, Itali dhe Greqi.