Tonini, një ndër të paktët bejtexhinj profesionistë nga qyteti i Shkodrës, shprehet se ai ndihet mirë kur i bën njerëzit për të qeshur dhe faktin që ata ndihen falenderues për këtë gjë.
Ai rrëfen në “Real people” se bejtet nuk i kursen kurrë për këdo që ia kerkon, pasi ato kanë fuqinë të largojnë stresin e përditshëm nga njerëzit, çka e bën Toninin kështu një “gjysmë mjek”. Madje, nëpërmjet vargjeve ai shprehet se mjekët u tremben bejtexhinjve se mos ata i lënë pa punë.
“Çdo njeriu që ma kërkon bejten unë i përgjigjem. Nuk e kursej bejten, pasi jep kënaqësi dhe mundohem t’i largoj një stres të vogël njerëzve. Sa ka mundësi bejtja ia largon stresin njeriun, gjysmën e stresit po them. Duhet të jesh doktor ta shërosh komplet. Bejtexhiu lë pa punë dhe doktorin, pasi jep gjallëri dhe largon strese e halle”, tha Tonini