Ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi ka publikuar një tjetër denoncim që lidhet me çështjen e inceneratorëve. Sipas Këllicit, firma e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit ka firmosur një kontratë në vitin 2021, ky do të merrte 7 apartamente nga një firmë ndërtimi, në këmbim kjo e fundit do depozitonte 85.000 ton dhera në landfillin e Sharrës.
Kellici llanaj shpk
Në emër të Rithemelimit, Këlliçi i ka bërë thirrje SPAK të sekuestroje këto 7 apartamente.
“Jam sot para jush për të bërë publike disa fakte të rënda penale lidhur me hetimin tashmë 4 vjeçar të aferës së shekullit, atë të Inceneratorit fantazmë të Tiranës.
Pasi SPAK u shpreh se e ka tejet të vështirë për të gjetur dhe sekuestruar paratë publike, të vjedhura nga prestanomet Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, ne sot po u japim 7 raste konkrete se ku fshihen paratë publike.
Në korrik të vitit 2021, kompania e famshme ITS lidh një kontratë me subjektin “Llanaj Ndërtim” sh.p.k. Objekti i kësaj kontrate ishte që kompania e Klodian Zotos do të merrte përsipër pagesën e depozitimit të 85.000 ton dhera, në landfillin e Sharrës, ndërkohë që subjekti për këtë pagesë do të përfitonte nëkëmbim 500 m2 ndërtim në një prej projekteve të ndërtimit të kësaj kompanie në Tiranë.
Në dhjetor të vitit 2021, Klodian Zoto arratiset nga vendi, pasi doli urdhërarresti i lëshuar ndaj tij. Kompania ITS u vu nën sekuestro preventive dhe administrim shtetëror, duke e bërë të pamundur që këto asete të zhduken pa suportin, apo urdhrin e pronarit faktit të Inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.