Varhelyi: Rajoni duhet të shpejtojë me plotësimin e reformave për t’u bërë pjesë e BE

spot_img
Advertisements


TIRANË- Përfaqësuesi i BE-së në samitin që po mbahet sot në Tiranë për vendet e Ballkanit Përëndimor mbajti fjalën e tij para nisjes së punimeve të samitit.

Varhelyi tha se plani i rritjes për këto vende është plan ambicioz dhe synon dyshimin e ekonomive të tyre. Gjithashtu tha se rajoni duhet të shpejtojë në plotësimin e reformave për integrim në BE.

“Edhe pse ne po afrojmë fundin e mandatit tonë, dua të lëmë diçka pas, diçka serioze. E prekshme. Diçka që të jetë e ndjeshme për aspektin afatshkurtër dhe afatmesëm. Shoqëritë e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen në BE. BE duhet të që të ofrojë të gjithë përfitimet që sjell anëtarësimit. Kjo është ideja jonë që vjen me planin e rritjes. Është plan ambicioz. Kemi gjysmën e kohës për ta vënë në zbatim. Rajoni do të duhet të ecë me shpejtësi përpara, për plotësimin e reformave. Duhet të aplikoni rregullat e BE. Mund të bëheni pjesë e tregut europian edhe para se të jeni vend anëtar i BE.”, tha Varhelyi.

Latest articles

Related articles