Odeta Barbullushi, këshilltare e Kryeministrit Edi Rama, e konsideron krejt normale praninë e Aleksi Soros në dy samitet e mbajtura së fundmi në Tiranë.
Barbullushi tha se pjesëmarrja e tij s’ka pse të trajtohet kështu në Shqipëri, pasi Fondacioni që ai drejton, ka dhënë një kontribut të madh në vendin tonë që nga vitet ’90.
Në sqarimin që ajo I bëri faktit se Soros është present pothuajse në të gjitha nismat që ndërmerren, tha se ai është prezent edhe në Shtëpinë e Bardhë.
“Ishte në rolin e një vëzhguesi. Ai merr pjesë edhe në Samitin e Sigurisë në Mynih, ishte edhe në samitin e mbajtur para 1 muaji, është I pranishëm edhe në Shtëpinë e Bardhë, atëherë pse kjo qasje në Shqipëri”, tha Barbullushi.
Ajo tha se të pranishëm në Samit ishin disa nga fondacionet, organizatat dhe kontributorët e projekteve të ndryshme, ndaj nuk ka asnjë arsye pse të ketë një mënyrë trajtimi të tillë në Shqipëri, për pjesëmarrjen e Soros në samitet që mbahen.
Pjesë nga biseda në studio:
Andi Tela: Me çfarë statusi ka qenë Alex Soros në Samit?
Ylli Rakipi: Jo vetëm në këtë Samit por edhe në shumë takime të tjera.
Odeta Barbullushi: Ka qenë në nivelin e vëzhguesit, ai nuk foli dhe nuk ishte pjesëmarrës në tavolinë. E para, pjesë e ekipit do të thotë të jetë pjesë e delegacionit dhe nuk ishte pjesë e delegacionit. Ka organizata rajonale që ndihmojnë për integrimin Europian, organizata ndërqeveritare. Ka qenë në të njëjtën takim në Shkup si vëzhgues.