ELBASAN- “Stop” ishte në lagjen “Visarjon Xhuvani” Elbasan, në familjen Buda. Grigor Buda, është gjyshi i 18-vjeçarit, Nino Buda që është i paralizuar.
Prej 4 vitesh të riut i janë ndarë prindërit, të cilët kanë krijuar familje të reja, duke e lënë Ninon te gjyshërit.
“E kanë braktisur, secili ka krijuar familjen e vet. Unë jam gjyshi nga ana e mamit.Me gjyq fëmijën ia dhanë të ëmës që quhet Klodiana Buda, ndërsa babai, Saimir Ashiku. Babai ka familje tjetër, kjo familje tjetër. Të dy janë me familje të rregullt dhe është braktisur fëmija e kanë lënë tek ne”, tha ai.
Gjyshi tregon ndër të tjera se herë pas here Ninon e takon i ati, ndërsa vajza së fundmi nuk vjen më ta shikojë pasi nuk është në gjendje që ta mbajë djalin.
Grigori thotë se Nino ka një vit pa u larë, pasi ai dhe e shoqja janë të vjetër e nuk e ngrenë dot.
“E mori në fillim fëmijën dhe filloi fëmija që të rrijë atje bashkë me ata. Atje ishte në kat të 6, këta vuanin për ta ngritur e për ta çuar. Ngaqë e trajtonin keq fëmijën, e rrihte e bënte ky mori të atin në telefon. I tha bab mos më le më këtu se unë këtu po vdes. E mori i ati. Nuk e mbante dot se nuk e donte ajo tjetra. Thoshte ku e ka nënën e vet, pse ta mbaj unë”, tha gjyshi.
“Mua nuk më do nëna ime”, tha 18-vjeçari.
18-vjeçari merr 250 mijë Lekë Kemp dhe 150 mijë Lekë i merr gjyshi për kujdestarinë. Grigori tregon, se Ninon e kanë operuar nga sytë, ai ka probleme me mushkërinë, dhëmbët, por për të nuk kujdeset askush.
“Të ardhurat tona si familje janë pensioni i çunit, Kempi, 400 mijë lekë. Nino thotë mushkëritë më dhembin, gjoksi më dhemb, e kam çuar atje. Ja tani sa mbaroi ca gjilpëra me 5 mijë e ca lekë copën. 10 copë gjilpëra. Ca i mori infermierja që erdhi këtu që ia bëri. Sytë i ka operuar nga 1 milion e gjysmë, pampersa e të gjithë gjërat që do. Kështu që… Të ardhurat e tjera janë 200 mijë pensioni im dhe 95 mijë që merr ime shoqe. Nuk kemi probleme me ujë e me drita që të jemi familje që nuk i kemi paguar”, tha gjyshi.
Vetë 18-vjeçari kërkonte të rrijë me të ëmën, por kur ishte me të iku për pak ditë pasi ajo i vuri dorë. Më pas shkoi te babai, gruaja e të cilit nuk pranoi ta mbante, ndaj përfundoi te gjyshërit.
Nino: Nuk më mbajnë dot gjyshërit. Unë i du shumë, e ata më duan shumë, por nuk më mbajnë dot. Kam 1 vit pa u larë. Me napë, me peshqir. Nuk kanë fuqi. Dhëmbët i kam copë. Nuk haj dot bukë. Nuk më merr njeri përsipër. Nga mushkëritë nuk marr dot frymë. Dua të sistemohem te mami im