Një plagosje me armë zjarri është regjistruar sonte në Krujë. I plagosuri është 57-vjeçari Artan Goga, tregtar automjetesh. Autori po lëvizte me motor, kur u qëllua me pistoletë nga një person me iniciale V. M.
Në një informacion paraprak për mediat, policia tha se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.