Analisti Lavdrim Lita dha komentin e tij rreth letrës së kryeministrit Rama drejtuar zotit Blinken, në lidhjen me dëshirën për të mbajtur samitin e NATOS në vitit 2027 në Tiranë.
“Vizioni i Ramës është i deklaruar dhe nuk ka bërë përçapje prapa, është vizioni “Edi Rama 2030″. Pra, ne do ta kemi nëpër këmbë deri në 2030-n, ndoshta mund të ndryshojë mendje dhe gjatë rrugës për të vazhduar deri në 2040-n, në muungesë të opozitës dhe faktorëve të tjerë. Megjithatë, ai ka kuptuar një gjë në nivel ndërkombëtar, që rajonit tonë i kërkohet stabiliteti. Ai ka kuptuar që mund të jetë i dobishëm për axhendat e të tjerëve dhe ta përdorë Shqipërinë si një platformë për të zgjidhur hallet e tyre. Iu bën nder amerikanëve me muxhajdinë e afganë, ukrainasvë me refugjatë, italianëve me Afrikanët në Lezhë”, tha Lita.