Takimi i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha me komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi në aneks të dy samiteve në Tiranë është një gol politik. Ai ka ulur me këmbë në tokë euforinë e kryeministrit Edi Rama, si organizator podiumesh ndërkombëtate, me benefite për të tjerët, përveç Shqipërisë, duke rikthyer në tryezë çështje parësore si Reforma Zgjedhore dhe lufta kundër korrupsionit.
Kryeministri Edi Rama po i përdor samitet e vizitat ndërkombëtare (Macron, Blinken) si mekanizëm dhune për opozitën si të izoluar nga perëndimi dhe padobishëm për politikën e madhe. Në fakt këto podiume ndërkombëtare janë brenda logjikës së stabilitetit të rajonit ku nuk përmendet gjendja e demokracisë, lirisë së shprehjes dhe parlamentarizmit.
Takimi i Bashës me komisionerin e BE është një kovë me ujë në dëshirat e kryeministrit Edi Rama si i vetmi që mban stabiilitetin dhe bën Shqipërinë si platformë për të zgjidhur hallet ndëkombëtarëve. Amerikës iu jep një dorë me armët kimike, refugjatë afganë e ukrainas, muxhajdinë, më the të thashë. Ukrainës iu jep mbështetje me rezoluta në OKB. Italisë iu jep kazerma në Lezhë për 36 mijë afrikanë në vit. I miri i botës, i keqi i shtëpisë së tij.