Gjarpri më i madh në botë u zbulua në pyjet tropikale të Amazonës! Anakonda e gjelbër veriore, gati tetë metra e gjatë dhe peshon pothuajse 200 kilogramë, u zbulua nga profesori dhe prezantuesi televiziv Freek Vonk.
Ariel Vasili veteriner tregoi në emisionin GoodMorning Albanians se prej 10 vjetësh me gjarpërinjtë dhe ka 28 të tillë. Sipas tij, pickimi i gjarprit dhemb njësoj si kafshimi i maces.
Teksa prezantoi në studio një bollë 6-vjeçare ai tha se kafshimi i tyre nuk është fare i rrezikshëm.
“Mund të kafshojë, por pickimi i tij është sa kafshimi i një maceje, goxha më i lehtë se aq. Sa të bën atë çarjen macja, aq ta bën edhe ky. Zakonisht janë plagë gërvishtëse. Gjarpërinjtë zakonisht bezdisen kur janë shumë të uritur, ushqehen 1 herë në dy javë, një herë në muaj me minj”, tregoi ai