Belind Këlliçi, ish-deputet dhe drejtues i degës së kësaj partie për Tiranën, paralajmëroi një radikalizim të aksionit opozitar.
Madje ai përmendi disa nga skenarët, si ngujimi në sallën e Kuvendit, grevë urie, madje edhe vënien e flakës së Parlamentit.
Nga studio e A2 CNN, Këlliçi ka deklaruar se opozita ka plan për radikalizimin e aksionit opozitar.
“Me bllokim është arritur diçka, nuk ma më qytetar që Parlamenti është në një ngërç dhe që sot PS të cakton në opozitë dhe kë ke kryetar të PD.
Nëse ne tërhiqemi, ose do thotë se deri tani kemi bërë propagandë, ose nuk do të na lejohet që të bëjmë punën. Po diskutohet ideja e radikalizimit të aksionit opozitar, po diskutohet ideja e një ngujimi, e një proteste më të fortë. Mund t’i vihet edhe zjarri parlamentit, ka ndodhur kudo në botë, ka forma të ndryshme të mosbindjes civile për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe ndërkombëtarët”, u shpreh Këlliçi.
Debatet për Amnistinë Penale, për Belind Këlliçin nuk janë gjë tjetër veç se një sherr mes qeverisë dhe një pakice që ka në fokus vetëm pazaret me Edi Ramën, referuar këtu opozitës së Lulzim Bashës.
“Akuzat i kanë si aleancat, fluide, herë me Ramën, herë me Ballën, herë me Veliaj, duke qenë se ky është një problem i dukshëm, kanë dalë për të marrë disa minuta TV, nuk i shërben askujt mendimi i një pakice që është i fokusuar te pazaret e Ramës me mazhorancën dhe qeverinë. Duke e gjykuar një sherrnajë mes qeverisë dhe një shtojsë e të qeverisë, duhet të ketë një qartësi nga qeveria dhe më pas një konsensus të gjerë sepse mund të ketë shumë të burgosur që presin t’i shkurtohet dënimi”, tha Këlliçi.