Jo vetëm Vilma Nushi me Check-up, edhe motra kap tenderin 600 milion lekë në OSHEE

Administratori i OSHEE, Enea Karakaçi, po ia kalon paraardhësit Adrian Çela, në shpërdorimin e parave të OSHEE-së. Z. Karakaçi nuk mendon që korporata është zhytur në borxhe, por bën rrush e kumbulla paratë duke gostitur oligarkët. Këtë herë, drejtuesi i OSHEE do të shpenzojë për të blerë letra, lapsa, dhe materiale të tjera kancelarie.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-78398-08-28-2023 dhe me objekt “Blerje kancelari për nevojat e OSHEE Group sh.a, OSSH sh.a, FSHU sh.a, FTL sh.a për një vit”. Fondi limit i tenderit është caktuar në vlerën 59,032,679 lekë të reja (pa TVSH). Pra, në kulmin e dixhitalizimit me krenarinë e e-albania, ky drejtor vazhdon blen letër si në epokën e Gutenbergut.

Sigurisht janë shpenzime të mëdha për të siguruar këto materiale kancelarie. Dhe menjëherë lind pyetja pse po shpenzon kaq shumë OSHEE për këto gjëra?

Sakaq, po të shqyrtojmë dokumentet e tenderit vërejmë se ka një sërë shkeljesh…

Vihet re se kanë marrë pjesë në tender vetëm tre firma. Nga këto, fituese është shpallur kompania që ka dhënë ofertën më të lartë.

Bëhet fjalë për “Interlogistic” në pronësi të Edmond Hidos, Endrit Hidos, Besnik Nushit dhe Erjon Nushit. Firma e kunatit të Vilma Nushit ka ofruar 52,074,014 lekë të reja (pa TVSH) ose gati 603 milionë lekë (me TVSH), shkruan gijotina.com.

Latest articles

Related articles