Vula PD, Sefa: Gjykata e Lartë të japë një përgjigje përfundimtare dhe pa vonesë, të përshpejtojë procedurat

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha ka dorëzuar një tjetër kërkesë për Gjykatën e Lartë në lidhje me çështjen e vulës së PD-së.

Sefa kërkon nga Gjykata të bëjë zbardhjen sa më shpejt të vendimit, në mënyrë që të gjithë demokratët të jenë të qartë në lidhje me legjitimimetin e organeve të Partisë Demokratike.

“Është një detyrim nga Gjykata e Lartë se ka përmbushur dy muaj nga vendimmarrja. I kërkojmë të bëjë zbardhjen sa më shpejtë të vendimit. Duam që të jetë një përgjigje përfundimtare dhe pa vonesë.

Kjo është kërkesa e tretë, dy të parat janë çuar më 27 janar dhe fillim të shkurtit dhe do të bëj kërkesa javë për javë derisa të shpallet vendimi. Gjykata duhet ta ketë në konsideratë përshpejtimin e procedurave.

Ky insistimi ynë në mënyrë të vazhdueshme që të gjithë demokratët të jenë të qartë në lidhje me legjitimimetin e organeve të Partisë Demokratike”, tha ai para mediave

Latest articles

Related articles