Policia prangos vajzën mashtruese në Tiranë, premtonte leje legalizimi në Kadastër

Një 34-vjeçare është arrestuar në Tiranë, pasi hiqej si punonjëse e Kadastrës dhe mashtroi një person se do i legalizonte pronën në këmbim të 4.5 milionë lekëve.

Malvina Koçi, akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i saj. Policia sekuestroi shumën e siguruar nga mashtrimi, 1 automjet tip “Audi”, 2 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Latest articles

Related articles