Bashkia Durrës ka nisur një aksion për lirimi i hapësirave publike në Durrës. Por si çdo aksion ka pasur selektivitet në biznese dhe nuk jepet shembull i mirë.
MYSHKETA:
Uroj fort që aksioni I ndërmarrë për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme të jetë në përputhje me ligjshmërinë.
Pra siç rëndom jemi mësuar të shohim selektivitet, nepotizëm, klientelizëm në përditshmërinë tonë nga ana e pushtetit qëndror e lokal bëj thirrje që Bashkia Durrës të mos jetë selektive.
Bizneset duhen sensibilizuar dhe ndihmuar e jo të shihen si arka për të mbushur xhepat e taksidarëve që janë kthyer në një makth për cilindo që ushtron aktivitet kur I sheh të trokasin në derë.
Bizneset mbajnë gjallë ekonominë përmes punësimit e jo e vetëm dhe janë burimi kryesor I të ardhurave të buxhetit të Bashkisë, andaj duhen ndihmuar e trajtuar si partnerë duke krijuar kushte optimale, konkurrencë të ndershme përmes respektimit të ligjit dhe jo e kundërta.
Ftoj çdo biznes të ligjshëm e të ndershëm të adresojë pranë Partisë Demokratike Dega Durrës çdo shkelje, selektivitet, presion në kundërshtim me ligjin nga ana e pushtetit lokal a qëndror qoftë.
Jemi dhe do mbetemi në krah të çdo qytetari, biznesi, etj që në respekt të ligjit ushtron aktivitetin e tij saj dhe ka vendosur të jetojë me ndershmëri pa asnjë dallim.