Grabitet me pistoletë lodër “exchange” në Tiranë. Policia jep 5 mijë € për ta gjetur


Një pikë këmbimi valutor është grabitur pak çaste më parë në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Policia thotë se autori, ende i paidentifikuar, ka qenë i veshur me bluzë të kuqe dhe i maskuar, ndërsa dyshohet se grabitja është kryer nën kërcënimin e një pistolete lodër.

Nuk bëhet e ditur shuma e parave që autori ka arritur të marrë. Sakaq, Policia e Tiranës ka vendosur një shumë prej 5000 euro shpërbim për informacione që çojnë në identifikimin e autorit.

Latest articles

Related articles