Divoret e shumta, po shqetësojnë jetën shoqërore në Elbasan. Janë 1179 çifte të cilët i janë drejtuar me kërkesë gjykatës së Elbasanit për zgjidhje të martesaves. Kjo është një shifër rekord e familjeve që nuk e shohin më rrugëtimin e tyre së bashku.
Avokati Demir Çifta flet me shqetësim për atë që ai e konsideron “degradim të emblemës së familjes”.
Sipas tij pas emigrimit, tashmë faktorët më shumë sesa ekonomikë janë socialë.
Avokat çiftja thotë se divorcet mes çifteve që kanë fëmijë janë më të vështirë për shkak të përcaktimit të kujdestarisë. Por ai shpreh keqardhjen se i gjithë procesi lë gjrmë tek ata duke i shoqëruar gjithë jetën.
Gjatë vitit 2023 në Elbasan janë divorcuar 335 çifte, nga 591 kërkesa për divorc. Ndërsa 588 kërkesa rezultojnë të mbartuara nga 3 mujori fundit i vitit 2022. Këtë fillim viti rezulton se 265 çifte janë aktualisht në proçes divorci, 4 kërkesa janë refuzuar dhe 108 kërkesa janë pushuar.