Amnistia| Nallbati: S’kam dorëzuar amendament për faljen e zyrtarëve të korruptuar


Deputeti pjesë e grupit të “Rithemelimit”, Bledion Nallbati, ka reaguar pas deklaratave se ai ka dorëzuar një amendament në komision, që synon faljen e zyrtarëve të korruptuar.

Përmes një postimi ku ka publikuar edhe amendamentin që ka dorëzuar, ai ka shpjeguar se në thelb të asaj që ai ka kërkuar ka qenë garantimi i barazisë mes të dënuarve meshkuj dhe femra.

Ai tha gjithashtu se amendamenti që përflitet për shfuqizimin e pikës 2 të nenit 5 është një propozim apo ndryshim i bërë nga relatori i PS, Plarent Ndreca.
Nallbati shtoi se “çdo mekanizëm, çdo keqinformim apo keqpërdorim, çdo tentativë e mazhorancës duke dezinformuar edhe median është e papranueshme dhe nxjerr në pah se amnistia e propozuar prej tyre nuk ka qellim të përfshijë shtresat që kanë nevojë por synon të përdoret si mburojë për zyrtarët e korruptuar”.

Reagimi i Nallbatit:

Në projektligjin për Aministinë, ndryshe ngasa ka dezinformuar Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, nuk kam propozuar asnjë amendament që synon apo parashikon faljen e zyrtarëve të korruptuar, që janë dënuar apo gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Amendamenti që kam dorëzuar synon në thelb garantimin e barazisë midis të dënuarve meshkuj dhe femra, apo kategorisë së veprave penale, duke rritur masën përfituese për të dënuarit meshkuj nga 3 vjet në 4 vjet.

Amendamenti që përflitet për shfuqizimin e pikës 2 të nenit 5 është një propozim apo ndryshim i bërë nga relatori i PS z. Plarent Ndreca. Asnjë deputet i Grupit Parlamentar të PD nuk ka votuar pro projektligjit në Komisionin e Ligjeve.

Çdo mekanizëm, çdo keqinformim apo keqpërdorim, çdo tentativë e mazhorancës duke dezinformuar edhe median është e papranueshme dhe nxjerr në pah se amnistia e propozuar prej tyre nuk ka qellim të përfshijë shtresat që kanë nevojë por synon të përdoret si mburojë për zyrtarët e korruptuar.

Në funksion të transparencës bashkëlidhur i plotë amendamenti i dorëzuar nga ana ime zyrtarisht

Latest articles

Related articles