Rama refuzon kërkesën e BE, pranon kërkesën e Oligarkëve! Ndërtime në zonat e mbrojtura

TIRANË-Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese e Mjedisin miratoi vetëm me votat e shumicës në një mbledhje online variantin final të projektligjit që u prezantua fillimisht si nismë nga disa deputetë socialistë, sipas draftit të qeverisë, të cilat i hapin rrugën zhvillimit turistik dhe ekonomik të Zonave të Mbrojtura.

Shumica miratoi me urgjencë propozimin në disa komisione parlamentare të hënën duke e kaluar për votim në seancë plenare të enjten pa marrë parasysh kundërshtimet e organizatave mjedisore dhe Bashkimit Europian.

Komisioni përgjegjës refuzoi kërkesën e ambasadorit të BE-së në Tiranë Silvio Gonzato për të rihapur konsultimet me shoqërinë civile dhe palët e interesuara për këtë nismë mbi propozimet e ardhura nga qeveria

Gjatë votimit nen për nen, ky komision përfshiu në projektligjin fillestar të deputetëve pothuajse të gjitha propozimet e ardhura nga qeveria duke i dhënë Këshillit Kombëtar të Territorit autoritetin vendimtar për veprimtaritë që do të zhvillohen brenda këtyre zonave dhe lejimin zhvillimit turistik dhe infrastrukturor në to.

Latest articles

Related articles