Ish-nën drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, është transportuar nga paraburgimi, në ambientet e spitalit të Burgut.
Breçani, siç ka deklaruar dhe më parë, vuan nga klaustrofobia, frika nga vendet e mbyllura.
Ai ka kërkuar zëvendësim mase dhe informacion nga SPAK në çfarë pike janë hetimet.
Breçani u arrestua në Nëntor 2023 pasi përgjimet e aplikacionit “SKY EÇ” zbuluan bashkëpunimin e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të policisë me bandat.
Erzen Breçan, ish-drejtuesi i policisë së Tiranës, pas largimit të qeverisë Berisha, 2013, u përqendrua në aktivitetin e tij të një Security privat.
Në zgjedhjet parlamentare të 2013 ai u shfaq në listën e kandidatëve të PD-së.
Erzen Breçani u shfaq sërish në publik në ngjarjen e Babales, strumbullar i politikës në 2018-2019 dhe një nga dëshmitarët që dekonspiroi skenarin e PD të “Babale”