Lita: Berisha përfaqëson valën e anti-amerikanizmit, deputetët e tradhtuan Bashën

Analisti Lavdrim Lita në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report tv tha se Sali Berisha përfaqëson kartën e antiamerikanizmit.

“Nëse nuk hiqni Berishën nga PD ju do hani bar, kështu ka thënë ambasadorja e Yuri Kim, asistent sekretarja e Blinken. Në vendin tonë ka një valë anti amerikanizmi që sot përfaqësohet nga Berisha. I ka mbetur e vetmja kartë në publik për të ndjekur dhe mbijetuar në politikë”, tha Lita.

Një përgjigje të ashpër pati për deputetin Bledion Nallbani që tashmë i është bashkuar Rithemelimit.

“Ju keni bërë Gaz Bardhin shef me 2000 vota. I gjithë grupi parlamentar e tradhtoi kryetarin e partisë se shkoi te Berisha”

Latest articles

Related articles