“Falënderoj Zotin për çdo ditë që i jam dedikuar çështjes së Kosovës” – Lulzim Basha

spot_img
Advertisements


Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social facebook, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka uruar 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“17 shkurti i vitit 2008 është padyshim një nga ngjarjet më të rëndësishme për shqiptarët që kurorëzon sakrificën shekullore të gjysmës së kombit për liri dhe pavarësi.” – shkruan kreu i PD-së, Basha.

“Jemi krenarë për zhvillimin dhe progresin që Kosova ka arritur në këto 16 vite. Ajo sot ka ende sfida përpara, por jam i bindur se me vendosmërinë, përkushtimin dhe pjekurinë e lidershipit politik të Kosovës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e partnerëve strategjikë, SHBA, BE, Britanisë së Madhe, do t’ia dalë me sukses për të ndërtuar një shtet të fortë, të zhvilluar dhe të integruar në institucionet ndërkombëtare dhe euroatlantike.” – vijon më tej ai.

“Jam i lumtur për çdo ditë që ia kam dedikuar çështjes së Kosovës dhe falenderoj Zotin që ma ka dhënë mundësinë për ta bërë këtë edhe si një amanet i përcjellë brez pas brezi, sikundër sa të kem forcë dhe mundësi do të jem në krah të Kosovës për të ndihmuar në suksesin e saj.” – përfundon reagimin e tij kryedemokrati Basha.

spot_img

Latest articles

Related articles