I dha ilaçet e gabuara 38-vjeçares, procedohet penalisht farmacistja


Një farmaciste në qytetin e Tiranës është proceduar penalisht pasi i dha ilaçet e gabuara një klienteje.

Farmacistja 22-vjeçare i dha medikamentet e gabuara qytetares 38-vjeçare, duke i shkaktuar komplikacione shëndetësore.

Policia bën me dije se ka referuar në prokurori materialet për farmacisten, ku hetimi i akuzës do të vijojë në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases S. H., 22 vjeçe (farmaciste). Kjo shtetase, duke qenë e punësuar në një farmaci në Rrugën e Dibrës, dyshohet se i ka dhënë gabimisht medikamente mjekësore, shtetases M. K., 38 vjeçe, dhe si pasojë e konsumimit të tyre, 38-vjeçares iu kanë shkaktuar probleme shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë

Latest articles

Related articles