Fermerët dhe blegtorët e Devollit protestë me traktorë. Ja kërkesat e tyre

Fermerë dhe blegtorë kanë dalë së bashku për te protestuar përballë drejtorisë së bujqësisë në Bilisht. Fermerët në shenjë protestë kanë marrë dhe traktorët, të cilët i kanë rreshtuar përballë drejtorisë. Ata kanë parashtruar një sërë kërkesash për ministrinë e Bujqësisë dhe konkretisht kërkojnë:

  • Barazim të TVSH për produktet bujqësore;
  • Rimbursim për çdo litër qumësht;
  • Naftë pa taksa për mjetet bujqësore;
  • Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit;
  • Subvencionim për farat dhe fidanët;
  • Subvencionim për produktet organike.
  • Blegtorët shprehen se çmimi i qumështit nga grumbulluesit është 120 lekë për litër, kur në fakt duhet të jetë 170 lekë, pra çmimi është ulur me rreth 30% të vlerës!

Latest articles

Related articles