LITA: Rama kritikoi Veliaj, Xhaçkën e Spiropalin, iu uli hundën klaneve në PS

Gazetari Lavdrim Lita, në një intervistë për emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, theksoi se kritikat e kreut të qeverisë Edi Rama ditën e sotme në Asamblenë e PS, kanë qenë dhe teknike dhe politike.

Ai theksoi se Rama ka ‘goditur’ drejtuesen e qarkut politik të Tiranës Veliaj, Xhaçkën për aferat dhe në Shkodër Elisa Spiropali, duke qenë se në këtë qark ka tensione të forta në partinë e Tom Doshit për shkak të emërimeve.

Mes tjerash ai shtoi se performanca e Spiropalit ka rezultuar se ka qenë e dobët në Shkodër.

“Kritikat e Ramës janë politike dhe teknike. Goditja periferike e Elisa Spiropalit në qarkun e Shkodrës. Ne e dimë që ka tensione të forta në partinë e Tom Doshit, atje për shkak të emërimeve. Sipas informacioneve performanca e Elisa Spiropalit ishte diku nën 45% në atë grafikun që ka bërë PS për të parë performancën e tyre”-tha ai.

Latest articles

Related articles