Rrugica qorre e Opozitës – REDAKSIONALE

spot_img
Advertisements

I ashtu-quajturi Aksion Opozitar ka mbetur në vend-numëro…sepse nuk ka një platformë bazë politike…sepse nuk synon mirëqeverisjen e vendit, vetëm shpëtimin e Sali Berishës nga drejtësia. Alternativa e vetme që ata ofrojnë është paprekshmëria dhe mosndëshkimi.

Foltoristët ranë vet në grackën, që u ngritën të tjerëve. Ata që mbështesin Berishën janë po aq përgjegjës sa ai për gjendjen ku është sot PD dhe gjithë opozita. Një numër i madh prej tyre shkuan deri në SHBA në Mëngjesin e Lutjeve, por nuk po kuptohet se për çfarë u lutën. Bardhi erdhi tek Berisha, Çupi qëndroi në shtëpi, Tabaku nuk shkoi me Bardhin e Çupin se donte të ishte vetëm në foton me Gabriel Eskobarin e Yuri Kim, nënpunës të DASH. Cili ishte mesazhi që morën nga SHBA?

Cektësia e Rithemelimit në mendime, perspektiva dhe në pikëpamje është shumë e dukshme. Mungesa e vizionit për të parë larg, quhet dritëshkurtësi. Janë përfshirë në një operacion hakmarrjeje ndaj Bashës, vetëm pse ai lëshoi Berishën, u nda nga Berisha.

Tani parimi i tyre është: Ne nuk ngrihemi më, por nuk do të lëmë as Bashën asnjë tjetër që të ngrihen. Të gjithë politikanët e vjetër janë të shantazhueshëm. Berisha i ka marrë peng shumë prej atyre, që bëjnë peligrinazhin tek rrugica…

spot_img

Latest articles

Related articles